Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin me internetin në të gjithë botë
Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të një sistemit të saj.
Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike.
Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët.
“Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po punohet në të”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Shumë kompani të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara, i kanë anuluar fluturimet, duke cituar probleme me komunikim, derisa kompani tjera mediale, banka dhe spitale në shumë vende të botës, kanë raportuar që kanë probleme me sistemet kompjuterike dhe që po u pamundësohet puna.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës informoi se sistemet e tij kompjuterike nuk janë prekur nga shkëputja e internetit që ka përfshirë aeroporte në vende të ndryshme të botës.
Megjithatë TIA, informon të gjithë udhëtarët se mund të ketë mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet.
Sipas aeroportit “Nënë Tereza”, vonesat mund të ndodhin për shkak të pezullimit të punës në aeroportet e prekura nga rënia e sistemeve dhe që mund të jenë destinacion i fluturimeve nga TIA, ose anasjelltas.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione