“Dyshuam për sulm..”- Drejtori Tafa zbulon shkakun e problemit teknologjik global
Igli Tafa, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, është shprehur se problemi i sotëm teknologjik i cili preku thuajse gjithë botën, në vendin tonë u mendua fillimisht si sulm kibernetik.
Komentet Tafa i bëri në një lidhje për emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se ky problem teknologjik preku kryesisht shërbime të kompanisë Microsoft.
Tafa tha se shërbimet e institucioneve që kishin platforma të ngritura në sisteme të tjerë operative ishin të paprekura.
Sipas Tafës, arsyeja e problemit ishte një kompani e cila rankohet në fushën kibernetike në nivelet më të larta dhe agjenti i saj i quajtur Falkon, i cili bën teknikën e drejtimit dhe përgjigjes, që ishte rifreskuar ditët e fundit, kishte përplasje me driverat e Microsoft.
Kjo sipas tij bënte që të gjitha platformat e Microsoft bllokoheshin dhe bënin restart.
“Jemi njoftuar për një situatë që në fillim nuk po kuptohej qartë. Dukej që në disa biznese, në disa sektorë, ishin të prekur nga bllokime të shërbimeve të tyre. Këto shërbime i referoheshin kryesisht shërbimeve të kompanisë Microsoft. Më pas me kalimin e kohës, duke ardhur mëngjesi dhe duke u parë më mirë problemi, ato lloj institucionesh që kishin platforma të ngritura në sisteme të tjera operative, ishin të paprekura.
Duke qenë se jemi qendër kombëtare operacionale e sigurisë kibernetike, kemi dyshuar fillimisht për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë. Dhe frika ishte se mund të prekej edhe vendi jonë.
Por siç rezultoi më pas, arsyeja lidhej me një platformë shumë të mirë, e cila rankohet në fushën kibernetike në nivelet më të larta dhe agjenti i saj i quajtur Falkon, i cili bën teknikën e drejtimit dhe përgjigjes, që ishte rifreskuar ditët e fundit, kishte përplasje me driverat e Microsoft.
Të gjitha platformat e Microsoft bllokoheshin dhe bënin ristart. Që në orët e para të mëngjesit e kuptuam se situata ishte një problem që duhet të zgjidhej sa më shpejt. Punuam dhe kuptuam hapat e nevojshëm që duhet të bënim për të suportuar ata operatorë që do të ndesheshin me këtë problem”, tha Tafa.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital