Sa % të trurit tonë përdorim? Ja si përgjigjet neurokirurgu Xhumari
22 korriku konsiderohet si dita e trurit dhe shërben për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet neurologjike, të cilat duhet thënë se vitet e fundit janë bërë edhe më të shpeshta.
Neurokirurgu Artur Xhumari i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka dhënë më shumë detaje për sëmundjet që prekin trurin e njeriut.
Ndërkohë pyetjes se sa përqind të trurit përdorin njerëzit, Xhumari iu përgjigj se nuk ishte në dijeni, ndërkohë shtoi se funksionimi i trurit lidhet me bashkëveprimin e qelizave.
“Gjenetika në përgjithësi është ndër faktorët favorizues. Ju e dini se ne kemi dy palë kromozomesh në jetën tonë, kur dëmtohet njëri, vazhdojmë me tjetrin. Kur të dy dëmtohen, atëherë fillojnë shfaqen sëmundje.
Shmangia e toksinave nga jashtë të ndihmon të mos kesh dëmtime të kromozomeve, të mos kesh shfaqje të sëmundjeve. Pra të mundohemi të kuptojmë se çfarë i bën dëm vetes sonë dhe që më pas sjell sëmundje.
Nuk e di sa përqind të trurit përdorim, por ajo që di është që truri funksionon me mënyrën shumë të thjeshtëzuar, një impuls të një qelize e kap qeliza tjetër. Pra lidhja mes qelizave. Imagjino rruga Tiranë-Elbasan dhe truri nuk po punon shumë dhe kur janë shumë rrugë, truri punon më shumë”, tha Xhumari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje