Rrahën dy motrat e tyre, arrestohet 30-vjeçari, procedohet penalisht vëllai i mitur

22 Korrik 2024 | 12:09

Një 30-vjeçar banues në Kukës është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave të tij.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht dhe vëllai i tij i mitur, 17-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy vëllezërit, akuzohen për “Dhunë në familje”, pasi kanë rrahur dy motrat e tyre.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“K. M., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij të mitur 17 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal. Këta dy shtetas dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026