Praktika dyfishe e mjekëve|Pacienti mund të zgjedhë mjekun dhe orarin që dëshiron

23 Korrik 2024 | 16:20

Autonomia spitalore ju ka mundësuar mjekëve në spitalin Memorial Fier të aplikojnë praktikën dyfishe, e cila ju mundëson që përtej orarit zyrtar të ofrojnë shërbimin e tyre për pacientët , por këtë herë kundrejt pagesës.

Arlinda Abazaj është mjeke neurologe e cila prej 5 muajsh ka hequr dorë nga dypunësimi dhe po punon vetëm brenda sistemit publik, duke zbatuar praktikën dyfishe.

“Zakonisht vijnë pacientë që nuk duan të ndjekin sistemin e referimit, pacienti ka të drejtë të zgjedh mjekun që dëshiron dhe orarin”-tha mjekja.

Kjo praktikë,  e cila ju jep mundësi pacientëve të vizitohen edhe pas orës 4 në sistemin publik, ju ka ardhur dhe në ndihmë mjekëve.

“Mjekët e shohin pozitive nismën  e praktikës dyfishe edhe në raport të rikthimit të besimit të pacientvë e tek mjeku kur ato marrin shërbim brenda sistemit publik edhe pse me një faturë.” –vazhdoi më tej Abazaj.

Pagesat për pacientët që zgjedhin të shmangin sistemin e referimit dhe radhën e pritjes, bëhen në recepsionin e spitali dhe janë mjekët ato që marrin 70% të kësaj pagesë ndërsa pjesa tjetër shkon si të ardhura dytësore për spitalin dhe që përdoren për investime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026