Komisioni Hetimor i TIMS, ja 4 rekomadimet e Salianjit
Me mbylljen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, kryetari Ervin Salianji ka propozuar 4 rekomandime sa i përket ngritjes një kuadri ligjor, që administron dhe rregullon bazën e të dhënave të këtij sistemi dhe shmang ndërhyrjet e personave të paautorizuar.
Rekomandimi i parë, kërkonte pikërisht miratimin e një ligji të posaçëm, i cili do të ketë për qëllim të rregullojë në mënyrë tërësore administrimin, ruajtjen, dhe përdorimin e të dhënave të sistemit TIMS, për shmangien e çdo lloj abuzimi apo paligjshmërie
Rekomandimi i dytë, adresonte rishikimin e kuadrit ligjorpër emërimin e drejtuesve të Departamentit të IT-së dhe Hetimit të Krimit Kibernetik , në mënyrë që të qartësohen dhe përforcohen kriteret ligjore për emërimin e tyre.
Rekomandimi i tretë, kërkonte që çdo zonë e godinës së Departamentit të IT-së të Policisë së Shtetit të jetë e monitoruar dhe të jetë rreptësisht e përcaktuar lista e personave që mund të hyjnë, ku si qëllim është ndalimi i personave të paautorizuar, të cilët mund të transferojnë të dhëna sensitive në pajisje të jashtme.
Rekomandimi i katërt bëntë fjalë për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues nga ky Komision dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare, si dhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe partnerët ndërkombëtarë, i cili të konkludojë me ndryshimet ligjore që janë të nevojshme dhe të miratohen me konsensus të të gjitha palëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet