Salianji: Komisioni provoi ndërhyrjet në TIMS nga krimi ose të korruptuarit

16 Korrik 2024 | 16:49

Në mbledhjen e së hënës, Ervin Salianji bashkë me deputetët e tjerë të opozitës kërkuan shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit TIMS. Në një intervistë për EuroNews Albania, Salianji sqaron edhe arsyet e kësaj kërkese për shtyrjen e hetimeve të komisionit.

“Duke qenë se ne jemi njohur me fakte inkriminuese me të dhëna nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët në dëshminë e tyre janë kontradiktor, i lënë përgjegjësitë tek njëri-tjetri. Kështu do të kemi mundësinë t’i shkojmë në fund hetimit edhe për çështje të tjera, jo vetëm me ndërhyrjet në TIMS, por edhe me prodhimin e dokumentave të falsifikuara.”-thotë deputeti.

Sipas Salianjit, me veprimtarinë e deritanishme komisioni ka provuar dhe vërtetuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, që sipas tij mund të jetë bërë për tre qëllime.

“Kjo mund të jetë ndërhyrje nga krimi i organizuar, ndërhyrje për qëllime politike apo edhe për të ndihmuar shtete me qëllime jo të mira ndaj Shqipërisë.” –vazhdon më tej ai.

Salianji thekson se nga dëshmitë e marra por edhe dokumentet e siguruara, është një krijuar një bazë të dhënash që t’i japë mundësinë prokurorisë që të nisë hetimet. Nëse dy palët nuk do arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët në seancën plenare të Kuvendit do të shkohet me dy raporte veçmas, një të opozitës dhe një të maxhorancës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026