Serbia blen media në Ballkan? Ministrja e Drejtësisë në Kosovë kallëzim në prokurori
Një media e Kosovës ka publikuar një hulumtim ku tregohet se Serbia ka tendencë për blerjen e mediave në Ballkan.
Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dorëzuar në prokurori të dhënat e publikuara me këtë rast.
Përmes një deklarate për mediat, Haxhiu tha se është e rëndësishme që të hetohet më shumë për këtë rast dhe të kuptohet se kush media apo portale të Kosovës financohen nga Serbia.
“Ashtu siç e keni parë dje në RTK live është publikuar një hulumtim që ndërlidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan. Në këtë rast përmenden dy portale, Periskopi dhe Nacionalja, që thuhet sipas hulumtimit që financohen nga Serbia, nga qeveria e Serbisë.
Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm që është publikuar nga RTK live, sepse është e rëndësishme që të dimë se kush nga portalet financohet nga Serbia. Unë po them edhe njëherë që nuk është përgjegjësi e imja që të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin. Ajo çka është e rëndësishme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata.
Prandaj i përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë, që të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata për obligim që t’ia ofroj ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e ministres së Drejtësisë, por edhe në cilësinë e qytetares së Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik