“S’do kemi të drejtë morale të flasim më”, Alimehmeti kritikon reformën zgjedhore

24 Korrik 2024 | 22:23

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” në  Euronews Albania ku e cilësoi si regres dakordësinë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se ndërkohë që ishte ngritur pritshmëria për lista të hapura kjo gjë jo vetëm nuk u arrit, por edhe potenciali zgjedhor i qytetarit u reduktua në krahasim me vitin 2021.

Alimehemeti tha se opozita duhet të bëhet më serioze me premtimet e saj e të mos ngrejë pritshmëri te qytetarët me premtime që nuk i mban, pasi kështu nuk do e ketë më të drejtën për tu folur qytetarëve në zgjedhjet e tjera.

“Ishte ngritur pritshmëria për lista të hapura për shkak të qëndrimeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ishte ngritur pritshmëria për lista të hapura, për shkak të dëshirës së njerëzve për demokraci të drejtpërdrejtë.

Kjo reformë është poshtë pritshmërive të njerëzve. Do analizojmë në rezultatin zgjedhor, sepse tashmë ky është fakt, zgjedhjet do vijnë e do analizohen, por nuk ka asnjë diskutim që potenciali zgjedhor i qytetarit është reduktuar.

Kemi një reduktim në formën e zgjedhjeve në krahasim me vitin 2021 ku zgjidhej subjekti por zgjidhej edhe partia edhe kandidatët, kishte një hapësirë. Ishte shumë pak, por në ne nuk mund ti përgjigjemi diçkaje të gabuar e diçka të ngjashme. Unë do thoja se do ishte e drejtë që njerëzve të mos ua ngremë pritshmëritë nëse nuk do i realizojmë më pas.

Kjo është arsyeja se përse shumica dërmuese e qytetarëve nuk votojnë. Duhet të kthehemi në seriozitet e me këmbë në tokë. Të bëjmë premtime ku duhen te të mos ngremë pritshmëri të kota. Ndryshe nuk do kemi të drejtën morale tu flasim njerëzve herën tjetër”,-tha Alimehemeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026