Zjarrvënia e rrjetit hekurudhor në Francë, “sabotim” pak para Lojërave Olimpike

26 Korrik 2024 | 19:08

Sulmet me zjarrvënie goditën rrjetin e trenave të shpejtë në Francë më 26 korrik.

Zyrtarët i quajtën akte të paramenduara “sabotimi” që ndodhën vetëm disa orë para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Sulmet e së premtes u kryen teksa në kryeqytetin francez ka masa të shtuara sigurie para mbajtjes së ceremonisë hapëse të Olimpiadës, në të cilën pritet të marrin pjesë 300.000 spektatorë.

Zjarret kanë prekur linjat veriore dhe lindore të trenave të shpejtë duke shkaktuar vonesa të udhëtimeve.

Pothuajse 800.000 pasagjerë pritet të preken gjatë fundjavës, për shkak se dëmi është i madh në rrjetin e trenave.

“Në mëngjes, sulme të koordinuara dhe përgatitura të sabotimit u kryen kundër instilacioneve të operatorit kombëtar të trenave”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal.

Një burim i sigurisë i tha AFP-së se shërbimet e inteligjencës në Francë po tentojnë të përcaktojnë se kush e kreu këtë sabotim.

Ky burim tha se metoda e zjarrvënies i ngjason sulmeve të kaluara të kryera nga figura të ekstremit të djathtë.

Sulmet në Paris ndodhën disa orë para nisjes së Paradës Olimpike, ku do të marrin pjesë deri në 7.5000 garues, të cilët do të kalojnë përmes lumit Sena.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026