Gjirokastër| Artizanati nxit turizmin, punimet artizanale të preferuarat e turistëve

29 Korrik 2024 | 18:02

Përgjatë këtij sezoni veror në Gjirokastër artizanati dhe zanatet e traditës janë vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit.

Punimet karakteristike në gur të skalitur, drugdhendje, qëndisje, etj të realizuara plot mjeshtëri nga artizanët gjirokastritë tërheqin gjithmonë e më shumë turistët, kryesisht të huaj.

“Kryesisht janë çiftet dhe moshat e reja që tërhiqen dhe janë shumë të interesuar, vijnë, pyesin madje organizoj edhe momente teguese dhe ju shpjegoj për karakteristikat e shtëpive gjirokastrite”, ka thënë Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhëndës.

“Ka turistë të huaj qoftë edhe sporadikë që janë duke kaluar për të vizituar këtë rrugicë ku ndodhem unë kthehen, pyesin për veshjen karakteristike, ajo që i tërheq më shumë është figuracioni, vizualiteti që bën veshja popullore, bëjnë dhe pyetje e kujt zone është, sa kohë duhet për ta punuar, është e vështirë si teknikë, pse është me këto ngjyra”, ka thënë Eli Zhulali, mjeshtre qëndistare.

Këto vlera të traditës sonë kombëtare nxitin turistët të realizojnë edhe vetë punime karateristike për ti patur si kujtim nga udhëtimi në Gjirokastrën e gurtë.

“Duke ju treguar gjithë detajet e ndërtimit të dhomave të shtëpive ata frymëzohen, ngacmohen nga këto gjëra dhe fillojnë dhe modelojnë vetë me laps një copë dërrasë të vogël, bëjnë një vizatim dhe fillojnë e gdhendin për ta marë me vete”, ka thënë Viktor Nurçe.

“Javën që kaloi Ishin dy të reja nga Polonia dhe dëshironin të dinin sesi realizohet një fustanellë, kuptohet koha e tyre ishte e limituar së bashku bëm prerjen dhe matjen e elementëve të fustanellës, dhe të dyja bashkë u ulën dhe qepën nga një element të fustanellës, patjetër ka nga ato që marrin gjergjefin në dorë, marrin gjilpërën e qëndistares në dorë”, ka thënë Eli Zhulali.

Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur mbi 150 mijë turistë vendas dhe të huaj, një numër më i lartë vizitorësh krahasuar me vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026