GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin
30 Korrik 2024 |
15:41
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së SPAK për të zgjatur me 2 muaj masat e sigurisë ndaj tyre, me qëllim paraqitjen e provave.
Berisha dhe Malltezi akuzohen për ‘korrupsion’ në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Njoftimi i GJKKO:
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 28.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Informacion dy mujor në kuadër të procedimit penal nr.287, viti 2020”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 237, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.400, datë 30.07.2024, vendosi:
- Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, caktuar me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
- Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, caktuar me vendimin nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunimin, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 260 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 30.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta