Mes përplasjeve të ashpra| Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, ja si u ndanë votat
Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri dhe emrin e Bledi Çuçit si nënkryetar i Parlamentit, në vend të Ermonela Felajt.
Miratimi i ndryshimeve u krye mes përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit bllokoi foltoren.
Si u ndanë votat në Kuvend:
79 pro, 2 abstenim, 3 kundër, shkarkohet Elisa Spropali nga posti i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
78 pro, 2 abstenim, 5 kundër, shkarkohet Ervin Mete nga posti i Ministrit të Financave.
78 pro, 2 abstenim, 0 kundër shkarkohet Niko Peleshi nga posti Ministër i Mbrojtjes.
84 pro, 2 kundër, 0 abstenim, shkarkohet Taulant Balla nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave me 77 vota pro, 2 abstenim dhe 14 kundër.
Pirro Vëngu emërohet Ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro, 2 abstenim dhe 13 kundër.
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro, 9 kundër dhe asnjë abstenim.
Ervin Hoxha emërohet si Ministër i Brendshëm me 76 vota pro, 2 abstenim (deputetet e PDIU) dhe 11 kundër.
Bledar Çuçi emërohet nënkryetar i Kuvendit duke zëvendësuar Ermonela Felajn me 77 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja