Klubet e Kosovës shkëlqejnë në Conference League, 3 ekipe shqiptare në raundin e III

31 Korrik 2024 | 13:42

Superliga e Kosovës ka hedhur një hap të madh në futbollin evropian, duke regjistruar një tjetër arritje në Conference League.

Ballkani dhe Drita janë kualifikuar në raundin e 3-të, ku në rast fitoreje do të kenë shansin të luajnë playoff, e në rast të një tjetër triumfi do të shkruanin historinë duke u kualifikuar në grupe, por deri atëherë ka ende pengesa që duhen kaluar. Të martën, ekipi i parë që siguroi kalimin më tej ishte Drita, pas një fitoreje me rezultat minimal në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Selmani gjeti rrugë ne rrejtës duke bërë që Drita të kalojë më tej, kjo dhe pas rezultatit të ndeshjes së parë, në total 3-1. Edhe pse kishte siguruar fitore në ndeshjen e parë, Struga u eliminua përballë Pyunik Yerevan, kjo pas humbjes 3-1 në transfertë. Për të qëndruar tek Superliga e Kosovës, më tej ishin kampionat e Ballkanit që bënë detyrën duke kaluar në raundin e 3-të kualifikues, ekip nga i cili pritet shumë edhe këtë edicion.

Arritje mund të konsiderohet dhe për Deçiç që pas fitores 2-0 në Gjeorgji, barazoi pa gola me Dinamo Batumin, duke siguruar kalimin më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026