Reflektohet folklori dhe tradita, ekspozitë e artizanatit të drugdhendjes në Korçë
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar hapi ekspozitën me punime në gdhendje druri, të një prej artizanëve më të njohur të Korçës.
Në këto punime reflektohet folklori dhe tradita, të cilat ndërthuren dhe me pasionet.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të projektit “Origjina dhe artizanati”, që ka për qëllim njohjen prej brezit të ri të trashëgimisë kulturore, si dhe përcjelljen ndër breza të punës së dorës e trashëgimisë popullore, në përgjithësi.
Të ftuar ishin fëmijë të moshave të ndryshme të cilët u njohën nga afër me punën e palodhur dhe me mënyrat e trajtimit të gdhendjes së drurit.
Drugdhendja është një nga traditat e hershme ndër shekuj në vendin tonë.
E përhapur në të gjithë Shqipërinë, prej kohëve të lashta, me specifikat e çdo vendi, gdhendja e drurit ka zënë gjithmonë një vend tepër të rëndësishëm në jetesën e popullit tonë, duke nisur nga objektet e nevojshme, të përdorimit të përditshëm, deri tek objekte e zbukurimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.