Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez Kövér
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Kövér, me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së.
Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se:
“Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive. Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh