Spiropali drejtuese e Kuvendit|Bardhi: Kreu i vërtetë, Rama! Kush ia dikton emërimet

30 Korrik 2024 | 18:33

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim nëse në krye të Kuvendit është Lindita Nikolla apo Elisa Spiropali, pasi sipas tij, kryetari i vërtetë i Parlamentit është Edi Rama.

Komentet Bardhi i bëri pas përfundimit të seancës plenare, ku u votuan ndryshimet në qeveri dhe emri i Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit.

Bardhi tha gjithashtu se oligarkët dhe grupet kriminale kanë kapur për veshi Edi Ramën dhe i diktojnë jo vetëm tenderat e koncesionet, por edhe emrat e ministrave që hyjnë e dalin nga qeveria.

“Si Elisa, si Nikolla, për ne janë të duja njëlloj. Për ne në krye të Kuvendit është Edi Rama. Do të vijojë dhunimi i Kushtetutës, i rregullores së Kuvendit, për të mbrojtur interesat personale të Ramës. Kryetar i Kuvendit, President dhe çdo institucion tjetër në këtë vend ka titullar vetëm një emër, Edi Ramën.

Brenda 24 orëve Presidenti i Republikës dekretoi emrat e ministrave të rinj dhe deputetët e PS u trajtuan si kartona. Të gjithë ministrat të shkuar përpara drejtësisë. Deputetët kanë treguar se janë kukulla në dorë të Edi Ramës.

Kjo tregon se për sa kohë që Rama nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive, kto dardhat e mollët që thua ti i kanë ngrënë bashkë. Kanë copëzuar Shqipërinë për interesa të 5 oligarkëve dhe 5 grupeve kriminale që e kanë kapur kryeministrin prej veshi dhe jo thjeshtë i diktojnë çdo tender, çdo koncesion apo prokurim publik, por edhe çdo ministër që hyn e del në kabinetin qeveritar”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026