Zgjedhjet në Himarë, djali i Fredi Belerit paraqitet në një qendër votimi

4 Gusht 2024 | 08:43

Ditën e sotme në Himarë po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, ku në garë janë kandidatët Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Në qendrën votimit në shkollën Pano Meniko është parë djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.

Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se prezente në Himarë gjatë ditës së sotme janë edhe mediat greke, për të monitoruar nga afër situatën.

Po ashtu raportohet se në disa qendra votimi ka diskutime mes komisionerëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta identiteti të skaduara.

Sipas komsionerëve të QV 4590/1 ata kanë vendosur që të mos lejohen të votojnë, derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve për t’i lejuar.

Sepse në këto zgjedhje Ministria e Brendshme nuk ka nxjerr urdhër për shtyerjen e afatit të kartave të identitetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026