Blinken: Irani mund të godasë Izraelin në orët në vijim, kur mund të ndodhë sulmi

6 Gusht 2024 | 11:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin në orët në vijim.

Raporti i Axios u publikua të hënën, teksa frika për një luftë rajonale në Lindjen e Mesme është rritur ndjeshëm.

Duke cituar tre burime të paidentifikuara, Axios raporton se Blinken u tha homologëve të G7 në një tele-konferencë, të hënën, se Irani dhe Hezbollahu mund të nisin një sulm kundër Izraelit brenda 48 orëve.

“Burimet thanë se Blinken theksoi se SHBA beson se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren,” shkroi Axios, duke shtuar se Uashingtoni “nuk e di kohën e saktë të sulmeve” ose çfarë forme do të ketë sulmi.

Blinken i tha homologut të tij të G7 se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të ndalojnë përshkallëzimin duke bindur Iranin dhe Hezbollahun që të kufizojnë sulmet e tyre dhe të frenojnë çdo përgjigje izraelite. Ai u kërkoi ministrave të tjerë të jashtëm që t’i bashkohen kësaj shtytjeje duke ushtruar presion diplomatik mbi treshen.

G7, i cili përfshin gjithashtu Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, lëshoi ​​një deklaratë të hënën duke shprehur “shqetësim të thellë për nivelin e rritur të tensionit në Lindjen e Mesme” dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

Menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh më 31 korrik, SHBA dërgoi forca ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme në pritje të sulmeve hakmarrëse nga Irani dhe Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026