Ish-kryeministri i RMV, Zoran Zaev jep dëshminë e tij për rastin “Monstra”, ku u vranë pesë të rinj maqedonas
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se në rastin “Monstra”, ku në vitin 2012 u vranë pesë të rinj maqedonas në periferi të Shkupit, krim për të cilin akuzohen gjashtë shqiptarë, ka shumë dyshime, por prokuroria dhe gjykata janë ato që duhet t’i zbardhin.
Më herët në daljet e tij publike Zaev ka shprehur se shqiptarët e akuzuar janë të pafajshëm. Bisedat e përgjuara telefonike e deri tek transkriptet, janë dorëzuar në Prokurorinë Publike Speciale.
“Ndoshta hetimi do të dëshmojë se dikush, një pjesë e tyre, të gjithë janë të pafajshëm, apo fajtorë, por ta lemë hetimin që ta thotë fjalën e fundit. Atëherë kam thënë atë që kam ndjerë, publikisht”, është shprehur Zoran Zaev, dëshmitar në ngjarje.
“Nëse shikoni me vëmendje, të gjithë ata që janë dënuar dhe akuzuar, do e keni të qartë përse Zoran Zaev, i cili i ka lexuar ato biseda në formë transkriptesh, i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë këto lloj komentesh apo kundërshtimesh të verdiktit të vitit 2015. Sot jam dëshmitar dhe besoj se me dëshminë time do të ndihmoj procesin që të zbardhet e vërteta dhe të arrihet drejtësia”, ka shtuar më pas ai.
Por, avokatja e familjarëve të djemve të vrarë thotë se deklarata e ish-kryeministrit nuk e ka ndihmuar fare procesin gjyqësor pasi gjithçka ishte fjalim politik e jo të dhëna thelbësore.
“Ajo që dëgjuam në sallën e gjykatës, nuk ishte asgjë e re, asgjë bombastike. Mendoj se Zaevi është i zoti për politikë, dhe se të gjitha përgjigjet i kishte politike. Nuk kishte përgjigje konkrete që do të ndihmonte për zbardhjen e rastit”, ka deklaruar avokatja Dafinka Ivanovska.
As prokuroria speciale deri më tani nuk ka arritur të nxjerrë ndonjë element të ri nga bisedat e përgjuara, që do të tregonin se kush është vrasësi i pesëfishtë i vitit 2012 që u bë shkak edhe për protesta të shqiptarëve për lirimin e të akuzuarve.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër