Fshehën vrasjen në azil, dëshmia e infermiereve pas arrestimit: Menduam se u rrëzua

9 Gusht 2024 | 15:02

Dy infermieret e azilit “Ruaje moshën” janë arrestuar nga policia pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë ku humbi jetën në mënyrë tragjike Virxhil Vesho pasi u qëllua me bastun nga Zyhdi Shehi.

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Para grupit hetimore infermieret pretendonin se nuk e kanë kuptuar që ishte vrasje, por mendonin se 82-vjeçari kishte ndërruar jetë pasi ishte rrëzuar.

Ato kanë njoftuar menjëherë një agjenci funerale, por kjo e fundit nuk e ka marrë përsipër për shkak të dëmtive serioze që kishte viktima.

Më pas për këtë ngjarje stafi ka vënë në dijeni pronarin e azilit i cili ka njoftuar policinë.

Mbetet për tu parë se si do të jetë qëndrimi i Gjykatës për mënyrën se si vepruan dy të arrestuarat teksa do të njihen me masën e sigurisë.

Virxhil Vesho u qëllua për vdekje me bastun nga Zyhdi Shehi me pretendimin se i kishte zënë krevatin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026