Papunësia tek të rinjtë, Binjaku: Është një fenomen që ka prekur të gjithë Evropën
Papunësia e të rinjve që vjen në rritje dhe qëndrimi i pensionistëve sa më shumë të munden në tregun e punës nuk është një fenomen vetëm shqiptarë. Sociologia Entela Binjaku gjatë një interviste për Euronews Albania thotë se ky është një trend që ka prekur të gjithë Evropën Perëndimore.
“Në vitet e fundit është vënë re edhe në vendet e Europës Perëndimore, të rinj që punojnë më pak, të rinj që futen më vonë në tregun e punës, dhe të rritur që punojnë edhe pas daljes në pension”,-tha Entela Binjaku.
Sociologia rendit një sërë arsyesh , pse të rinjtë e shtyjnë gjithmonë e më shumë ditën për fillimin e një pune.
Por a është ky një fenomen negative apo pozitiv për shoqërinë?
“Është pozitive që ne kemi të rinj që kërkojnë të përmbushin veten, kërkojnë një standard tjetër”,-tha Binjaku.
Nga ana tjetër sa i takon 16% të pensionistëve të cilët janë ende aktiv në tregun e punës sociologia thotë se ato përveç se plotësojnë nevojat e tyre ekonomike, janë më aktiv por njëherazi mbushin boshllëqet e lëna nga të rinjtë në shumë fusha ku ka nevojë tregu i punësimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet