Vazhdon fluksi në Kakavijë, lëvizën 13 mijë persona në 24 orë

12 Gusht 2024 | 11:59

Rreth 13 mijë persona kanë lëvizuar nëpërmjet doganës së Kakavijës në të dyja anët e kufirit, gjatë 24 orëve fë fundit.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 12820 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 8836 në hyrje dhe 3984 në dalje, si dhe 3805 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2560 në hyrje dhe 1245 në dalje.

Gjatë ditës së hënë Policia Kufitare në Kakavije ka punuar me ritme të përshpejtuara duke evituar radhët e pritjes në sportelet e dokumentave.

Me gjithë fluksin e rënduar të lëvizjes ditën e hënë edhe në tokën greke nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026