Festivali “divani lunxhot”, artistët promovojnë folklorin dhe turizmin në Lunxhëri

14 Gusht 2024 | 18:27

Edicioni i 10-të i festivalit ” Divani lunxhot” mblodhi së bashku 14 ansamble dhe grupe popullore nga të gjitha zonat e vendit.

Artistët popullorë performuan në skenën natyrore në fshatin Dhoksat, Lunxhëri duke prezantuar vlerat më të mira të folklorit, polifonisë, valleve, veshjeve popullore etj

“Këtu është një shkëmbim përvoje, folklori gati mbarëkombëtar dhe vlerat kuptohet janë të padiskutueshme dhe janë shumë të rëndësishme, “Divani lunxhot” ka prezantuar grupe dhe folklor të pastër, autentik, grupet përfaqësojnë folklorin e zonave të tyre, fshatrave të tyre”, thotë Koço Vasili organizator.

“Unë  jam pjesë e ansamblit “Lunxhëria” prej 10 vitesh është diçka e veçantë sivjet sepse mbush 10 vite festivali “Divani lunxhot” këtu prezantohen vlerat e krahinës dhe më gjerë, përtej folklorit është edhe kulinaria të gjitha traditat, zakonet”, shprehet Xhevahir Sinani, këngëtar popullor.

Pjesë e këtij festivali ishin edhe këngëtarët me emër të skenës së folkut të cilët e cilësuan të rëndësishëm transmetimin e vlerave të traditës tek brezat e rinj.

“Nga këto fshatrat e vogla, nga këto vendet e vogla kanë dalë artistë të mirënjohur që sot i shikon në skenat më të mëdha, që vazhdojnë trashëgiminë kulturore siç është polifonia, vërtet që është hera e parë që unë sot vij në Dhoksat jam e nderuar, vlerësuar dhe e  privilegjuar që mua më kanë ftuar, pasi këtu është shtrati, është themeli i polifonisë jo vetëm i Gjirokastrës por edhe i mbarë kombit shqiptar”, thotë Katina Beleri, këngëtare popullore.

Natyrshëm skena e “Divanit lunxhot” shërbeu edhe për promovimin e artistëve të rinj të folklorit, këngëve dhe valleve popullore

Festivali ” Divani lunxhot” u zhvillua për dy net me radhë duke gjallëruar krahinën e Lunxhërisë dhe promovuar vlerat turistike të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026