Egnatia nis me hap kampioni, Dinamo stonon në ndeshjen e parë

19 Gusht 2024 | 17:41

Ka nisur pa surpriza java e parë e Superligës shqiptare për edicionin 2024-25. Kampionët e Egnatias mundën në “Elbasan Arena” Dinamon, duke u rikonfirmuar edhe një herë se janë ata ekipi për t’u mposhtur këtë sezon dhe hedhin fashën ndaj ekipeve të tjera në luftën për titullin kampion këtë sezon.

Ndeshja në Elbasan ishte gati e barabartë në pjesën e parë, me të dyja ekipet që provuan të rrezikonin dhe e kërkuan avantazhin, por çdo gjë u mbyll me shifrat 0-0. Në pjesën e dytë ishte përcaktuese, eksperienca e ekipit të drejtuar nga Ilir Tetova që shënoi dhe administroi qetë lojën përballë një Dinamoje, që pavarësisht afrimeve të bujshme në merkato sërish do i duhet punë dhe kohë për të arritur, atje ku presidenca e klubit pretendon.

Sakaq përballja tjetër në “Niko Dovana” në Durrës mes Teutës dhe Bylisit ishte më dramatike. Fillimisht ishin mallakastriotët që kaluan në avantazh që falë edhe entuziazmit pas rikthimit në Superligë dominuan vendasit. Por bregdetarët e drejtuar nga Edi Martini reaguan shpejt, fillimisht duke barazuar në pjesën e parë dhe më pas e kërkuan deri në fund golin e fitores që erdhi në minutën e 90-të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026