Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, rritet numri i netë qëndrimeve

22 Gusht 2024 | 12:03

Turistët po shtojnë netët e qëndrimit në Shqipëri. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në muajin Qershor, numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu edhe numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4 %. Shumica e tyre kanë zgjedhur zonat bregdetare.

Rritje ka pasur dhe numri i vizitorëve, me 40.1% krahasuar me 2023.

Shumica e turistëve kanë preferuar të shtojnë qëndrimin e tyre në zonat bregdetare me 51.4%. megjithatë rritje ka pasur dhe në ato që janë akomoduar në Rajonin Qendër duke  shënuar rritje me 43,7 %.

Numri më i lartë i vizitorëve rezulton në hotele dhe struktura të ngjashme më afro 93 % pranë zonave bregdetare. Rajoni qëndror në tërësi ka pritur edhe më shumë vizitorë. Shtetasit nga Kosova kryesojnë në listën e vizitorëve me 12%, të ndjekur nga italianët me 9%, polakët me 8 %, gjermanët me 6%, Mbretëria e Bashkuar 4%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026