Fundjava sjell fluks në daljet nga Shqipëria në Kakavijë, 7231 persona në 24 orë

25 Gusht 2024 | 10:14

Dita e diel në doganën e Kakavijës ka regjistruar sërish një fluks të shtuar të këmbësorëve dhe automjeteve në daljet nga Shqipëria.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24-orëve të fundit janë përpunuar  11090  shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  3859  në hyrje dhe  7231  në dalje, si dhe  3443  mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  1211  në hyrje dhe  2232  në dalje. Për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes, kryesisht gjatë paradites, drejtuesve të mjeteve ju është dashur të presin në radhë për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Policia Kufitare në Kakavije por edhe dogana greke kanë punuar me numër më të lartë sportelesh për të evituar radhët e gjata në kufi. Fundi i muajit gusht përkon me kthimin e bashkatdhetarëve tanë në Greqi pasi kaluan pushimet në vendlindje, duke bërë që fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës të vazhdojë jetë i lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026