Ukrainë| Ligj i ri për grupet fetare, rrezikojnë mbyllje nëse kanë lidhje me Rusinë
Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar të shtunën një ligj që ndalon predikimet e grupeve fetare që kanë lidhje me Rusinë.
Objektivi kryesor i projektligjit është Kisha Ortodokse e Ukrainës (UOC) e cila historikisht ka qenë e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse, e njohur gjithashtu si Patriarkana e Moskës.
Zelensky iu referua projektligjit në fjalimin e tij të natës, duke thënë se “ortodoksia ukrainase sot po bën një hap drejt çlirimit nga djajtë e Moskës”.
Ligji i ri i jep UOC dhe grupeve të tjera fetare nëntë muaj për të ndërprerë lidhjet me Rusinë ose rrezikojnë mbylljen me urdhër të gjykatës.
Ligji u miratua në parlamentin e Ukrainës më 20 gusht, me 265 ligjvënës që votuan pro dhe 29 kundër.
Ndërsa UOC pretendon se ka ndërprerë lidhjet me Kishën Ortodokse Ruse në vitin 2022, Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Politikat Etnike dhe Lirinë e Ndërgjegjes thotë se lidhjet janë ende të paprekura dhe kisha mbetet në orbitën e Moskës.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar UOC për përhapjen e propagandës pro-Moskës.
Që nga fillimi i agresionit rus, SBU ka hapur procedim penal kundër më shumë se 100 klerikëve të UOC.
Gati 50 tashmë janë akuzuar dhe 26 janë dënuar, sipas kësaj strukture.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme