Kreut ekzekutiv të Telegram i zgjatet masa e ndalimit, ja deri në cilën datë
Shefit ekzekutiv të Telegramit, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më datën 28 gusht, kjo sipas një burimi nga media AFP.
Legjislacioni francez përcakton se pas 96 orëve, Durov do duhej të lirohej ose t’i jepej akuza.
Durov, i lindur në Rusi, është ndaluar në aeroportin francez Le Bourget dhe është marrë në pyetje pasi dyshohet se aplikacioni që ai menaxhon ka shërbyer si urë komunikimi për biseda të cilat në thelb lidhen me mashtrim, trafikimin e drogës, krimin e organizuar dhe promovimin e terrorizmit.
Telegrami ka thënë përmes një deklarate se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur” lidhur me akuzat që po ngrihen ndaj tij.
Presidenti francez, Emmanuel Macron nga ana tjetër, ka thënë se ndalimi i shefit të Telegramit nuk ka qenë vendim politik i Francës.
Telegram, me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes