Risitë e librave shkollorë falas, edhe për klasat e 8-9, prindërit: Janë ulur kostot

28 Gusht 2024 | 16:49

Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore, për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm.

Risia e këtij viti është se përveç klasave të 1-4, edhe nxënësit e klasave të 8-9 do të marrin libra të rinj të papërdorur.

“Ka vazhduar nga klasa e parë, të dytë, të tretë, sivjet në të kartëtën, vitin tjetër në të pastën derisa të jenë libra të rinj. Sivjet është bërë përzgjedhja njëhërë në tre vjet”, tha Marjana, drejtoreshë e shkollës “Servete Maçi”.

Mirëmbajtja e librave shpeshherë nuk ka qënë në kushtet e duhura, ndaj në të tilla raste janë ndërruar me të rinj.

“Shumë pak mund të kem marr libra të reja, 2-3, ndoshta gjuhë, matematikë që mund të jetë konsumuar më shumë, pjesa tjerër ishte e mbajtur mirë. Dhe vetë mësuesit janë të kujdeshëm, duke i thënë mos bëni shënime të tepërta, për të mos i ngarkuar nxënësit që të mos rri të fshi librin në fund të vitit. Me raste të veçanta mund të kenë humbur libër…”, tha Marjana, drejtoreshë e shkollës “Servete Maçi”.

Çdo shkollë ka bërë një grafik, për të mundësuar shpërndarjen e librave, duke shmanguar radhët e gjata. Të parët që janë pajisur me libra janë më të vegjlit. Për prindërit, mundësimi i librave falas ka lehtësuar sado pak kostot e tyre.

“Na ndihmon patjetër, kam dy mbesa, kështu që ndihmë është ajo…i kemi dorëzuar dhe vitin që shkoi dhe i kemi mbajtur mirë”, tha një e moshuar.

“Nga ana financiare shumë, jemi të kënaqur dhe fëmijët kujdesen…kjo ishte pjesa më e vështirë, këto i kemi më të thjeshta”, tha një grua.

“I mbështjell librat ngaqë janë unifomë dhe mundohemi t’i mirëmbajmë dhe në fund të vitit duhet ta pagujamë nëse një libër është dëmtuar”, tha një vajzë.

Pjesë e skemës së librave falas janë dhe 12500 nxënës të kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026