Rama mbledh sot Qeverinë në Dajt, fokusi i takimit dhe çfarë pritet të diskutohet
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për nisjen e sesionit të ri politik pas një pauze të pushimeve të verës.
Euroneës Albania ka mësuar se mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.
Po ashtu në fokus pritet të jetë edhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve.
Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive dhe të diskutohet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, 2025.
Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga Kongresi i 28 korrikut.
Asambleja e re do të mblidhet në Durrës dhe do të zgjedhë kryesinë. Po në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe sekretariati i ri i partisë. Me interes priten edhe ndryshimet e mundshme në drejtuesit politik të qarqeve, pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë