Sterling huazohet te Arsenali, Sancho arrin akordin me Chelsean
Muajt e fundit te blutë e Londrës ishin të vështira, madje trajneri Maresca i bëri të ditur se nuk e kishte në plan, kështu që Raheem Sterling vendosi të largohet, për tju bashkuar Arsenalit.
Sulmuesi 29-vjeçar do të jetë nën urdhrat e trajnerit Arteta deri verën e ardhshme, për të parë më pas se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, e nëse arrin të bindë goonersat, atëherë mund të jetë zyrtarisht lojtar i tyre. Po për këtë gjë, duhet të arrihet marrëveshja mes drejtuesve.
Pas largimit të Sterling, Chelsea siguroi një tjetër sulmues, ndoshta edhe me më tepër potencial, siç është Jadon Sancho. Pas huazimit tek Dortmund, tanimë anësori britanik do të jetë pjesë e Chelseas, ndërsa detajet e kontratës nuk bëhen të ditura.
Ivan Toney është lojtari më i ri i Al Ahli në Saudi Pro League për një vlerë prej 30 milionë eurosh. 28-vjecari largohet pas 4 sezonesh pjesë e Brentford, ndërsa në kampionatin arab do të përfitojë plot 327 mijë paundë në javë, duke u bërë në një ndër lojtarët më të paguar të ligës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta