Gjykata e Fierit liron nga burgu Fredi Belerin

2 Shtator 2024 | 11:13

Gjykata e Fierit ka marrë këtë të hënë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri. Nëse Gjykata e Fierit nuk do të merrte vendimin për lirimin e Belerit këtë të hënë, ai do të vunate dënimin deri në mesin e tetorit. Me vendimin e marrë ai përfiton lirinë 6 javë më parë.

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka qendruar në burg që prej 12 maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ai u akuzua për korrupsion në zgjedhje.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha i cili ka ndjekur seancën në Gjykatën e Fierit ka dhënë më shumë detaje në një lidhje direkte:

“Vetëm pak minuta më parë Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e avokatit për të vendosur lirimin me kusht të tij. Nga dita e sotme zoti Beleri mund të dalë nga qelia dhe do i drejtohet banesës së tij. Janë vetëm 6 javë të cilat i janë kursyer zotit Beleri”,-tha gazetari Hoxha.

Avokati i tij në një komunikim për meduiat e ka cilësuar këtë vendim si drejtësi të vonuar:

“Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohë. I mbeteshin edhe 6 javë për të bërë. U lirua me kusht. nuk e shikoj si fitore, por ai pronari që ka çelësat e burgut e të kujtdo dha leje që të dali”,-tha avokati i Belerit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026