Ministrja e Shëndetësisë në Thumanë: Ngremë model të ri, fokusi tek traumat sportive

4 Shtator 2024 | 12:59

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, nga Thumana njoftoi ngritjen e një modeli të ri në Qendrën Shëndetësore, e cila tashmë është rikonstruktuar tërësisht me kushte bashkëkohore dhe pajisje moderne. Në këtë qendër do të ngrihet edhe një kabinet i ri i dedikuar për trajtimin e traumave sportive:

“Thumana ka përfituar shumë hapësira të reja sportive nga ana e qeverisë shqiptare, për të nxitur një jetë të shëndetshme. Bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, kemi menduar të krijojmë këtu një qendër ekselence për trajtimin e traumave sportive. Me krijimin e kabinetit të fizioterapisë, ne do të ofrojmë shërbime të specializuara për rehabilitimin e personave që kanë nevojë. Ky kabinet do të pajiset me staf të kualifikuar, dhe do të jetë një model i ri, i cili do të pilotohet fillimisht në Thumanë, me synim shtrirjen edhe në qytete të tjera.”

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja Kociu vuri theksin te rëndësia e jetesës së shëndetshme për fëmijët, me fokus tek depistimi i skoliozës tek fëmijët e moshës 6-10 vjeç:

“Programi i depistimit të skoliozës në shkolla është një element kyç për shëndetin e fëmijëve tanë. Po përgatisim një program kombëtar për diagnostikimin e hershëm të skoliozës, i cili do të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor. Ky program është një vlerë e shtuar për fëmijët tanë, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një jetë të shëndetshme.

Ministrja përmbylli fjalën e saj duke nënvizuar angazhimin e palëkundur të qeverisë për të krijuar kushte sa më të mira shëndetësore dhe edukative për brezin e ri. “Investimi në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë është investimi më i vyer për të ardhmen e vendit. Me iniciativa të tilla ne po hedhim themelet për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë- theksoi Koçiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026