Korça destinacioni i preferuar, rriten vizitat në muze dhe fshatra

7 Shtator 2024 | 15:52

Në Korçë rritet numri i vizitorëve të huaj, sipas operatorëve kryesojnë turistët nga Polonia, Gjermania dhe Franca rritet edhe interesi për muzetë dhe fshatrat e këtij qarku.

Vetëm në 7 muajt e parë të vitit, qytetin e Korçës dhe destinacionet turistike në fshatrat e kësaj bashkie, janë vizituar nga 180 mijë turistë.

Sipas të dhënave të operatorëve turistik të qarkut, 85% të tyre janë turist të huaj.

Një nga menaxheret e një prej hoteleve të qytetit të Korçës, Eriketa Koçollari, pohon se përgjatë sezonit dhe më gjerë, prenotimet janë kryer kryesisht nga vizitor të huaj.

Në listë kryesonin ata nga Polonia, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ndërkohë sipas drejtoreshës së muzeut të artit mesjetar Fjoralba Prifti, edhe ky muze është vizituar në shumicë nga të huajt. Vetëm në muajin Gusht, kanë qenë 4000 turistë të huaj.

Edhe kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, pohon se nga viti i kaluar, ditëqendrimet e turistëve të huaj në qytetin e Korçës dhe në fshatrat përreth, janë rritur me afro 50%.

Binjakëzimi i operatorëve vendas me agjencitë të huaja në Evropë dhe jo vetëm, ka qenë ndër faktorët kryesor të rritjes së numrit të turistëve në Korçë këtë sezon pushimesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026