Basha kujton kryengritjen e Postribës: Akti i parë i rezistencës në Europën lindore
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar kryengritjen e Postribës e cila shënon sot 78 vjetorin.
Kryengritja e Postribës u quajt edhe si lëvizja e parë antikomuniste në Europën e ndarë nga ‘perdja e hekurt’.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se “në këtë ditë historike, përkulemi me nderim dhe respekt përpara veprës guximtare të qindra patriotëve, intelektualëve, klerikëve të të gjitha besimeve, që ngritën krye ndaj regjimit diktatorial dhe gjakatar, që sapo ishte instaluar në Shqipëri”.
Ai më tej shkruan se shtypja e saj e përgjakshme mbetet një nga plagët më të dhimbshme në kujtesën tonë kombëtare, pasi sipas tij, gjymtoi elitën intelektuale dhe morale të Shqipërisë, dhe shkretoi familje të rëndësishme me kontribut të vyer patriotik si ajo e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit dhe Abdullah Sahitit, që i prinë revoltës kundër të keqes.
Sipas Bashës politika ka detyrim ndaj martirëve të Postribës dhe pasardhësve të tyre. Ai shtoi se Demokratët Euroatlantikë mbeten të angazhuar në shlyerjen e borxhit të madh moral e material ndaj shtresës së të përndjekurve.
Postimi i plotë i Bashës:
Më 9 Shtator 1946, në Postribë, mori jetë shkëndija e parë e rezistencës antikomuniste në të gjithë Europën e ndarë nga perdja e hekurt.
Në këtë ditë historike, përkulemi me nderim dhe respekt përpara veprës guximtare të qindra patriotëve, intelektualëve, klerikëve të të gjitha besimeve, që ngritën krye ndaj regjimit diktatorial dhe gjakatar, që sapo ishte instaluar në Shqipëri.
Një revoltë e përligjur nga vetëdija e thellë historike e kryengritësve, se komunizimi ishte i papajtueshëm me vlerat themelore për zhvillimin e atdheut, si liria në të gjitha format e saj dhe orientimi perëndimor i Shqipërisë.
Si akti i parë madhor i rezistencës në Europën e pushtuar nga komunizmi, kryengritja tronditi nga themelet regjimin, duke shënuar edhe një nga raprezaljet më të egra të diktaturës. Shtypja e saj e përgjakshme mbetet një nga plagët më të dhimbshme në kujtesën tonë kombëtare, pasi gjymtoi elitën intelektuale dhe morale të Shqipërisë, dhe shkretoi familje të rëndësishme me kontribut të vyer patriotik si ajo e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit dhe Abdullah Sahitit, që i prinë revoltës kundër të keqes.
Ky kalvar i gjatë e rraskapitës, i vuajtjeve dhe sakrificave, është një thirrje patriotike për të respektuar dhe mbrojtur trashëgiminë e dhimbshme të martirëve të Postribës, si një gur kilometrik në historinë tonë dhe në përpjekjen e shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit europian.
E teksa një luftë e dytë, e ftohtë, po çapitet kryeqyteteve europiane e botërore, ne bëjmë tonën – sakrificën sublime të patriotëve të Postribës, të vendosur për të mbajtur Shqipërinë në aksin e saj natyror, të orientuar kah perëndimit dhe vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të patjetërsueshme. Të drejta për të cilat luftuan qindra, mijëra burra dhe gra, në përballjen mes demokracive dhe autokracive, e ku martirët e Postribës janë dallëndyshja e parë, e një pranvere që vonoi, por më në fund erdhi.
Me mirënjohje dhe ndjenjë të thellë detyrimi ndaj martirëve të Postribës dhe pasardhësve të tyre, Demokratët Euroatlantikë mbeten të angazhuar në shlyerjen e borxhit të madh moral e material ndaj shtresës së të përndjekurve, që me programin tonë do të gëzojnë të njëjtin vlerësim financiar që gëzon statusi i ish-ushtarakut. Po ashtu, ne angazhohemi në krijimn e Muzeut Kombëtar të Kujtesës së krimeve të diktaturës komuniste, si dhe ngritjen në Tiranë të memorialit për dëshmorët e lirisë, të vrarë nga regjimi komunist.
I paharruar qoftë kujtimi i martirëve të Postribës!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur