“Nuk është thelbi kopertina e librit”, avokatja: Problem ulja e numrit të nxënësve

9 Shtator 2024 | 17:55

AvokatJa Dorina Prethi ka komentuar në emisionin People shqetësimin e ngritur nga prindërit shqiptar sa i takon kopertinës së librit të Gjuhës Shqipe për klasën e tretë.

Sipas Prethit, ky i libër i cili në përmbajtje kishte një magjistar të veshur me një fustan me ngjyrat e ylberit, nuk është gjë tjetër veçse një teknikë për të çuar axhendën e diskutimit në situata shumë minimaliste, nëse e krahasojmë me problematika të tjera në sistemin arsimor në tërësi.

“Pa dashur që të anashkalojmë problemet që ka sistemi arsimor, problemi kryesor është që sot kanë nisur shkollën 125 mijë nxënës më pak se 10 vjet më parë. Tekstet dhe mesazhet e tyre që përcillen janë një problem serioz. Kam ngritur zërin edhe për problematika të tjera, por nuk janë bërë mediatike. Sisitemi arsimor parauniversitar ka qëllim që të forcojë aftësinë tek fëmijët që të mësojnë se kush janë nëjetë. Kjo kopertinë nuk ka vajtur si mesazh tek fëmijët, askush nuk ju ka thënë që të shkojnë ta bëjnë problem në shkollë. Kjo është qasje e prindërve, jo e fëmijëve,” –u shpreh avokatja.

Sipas saj, ajo çka është realisht për tu shqetësuar vërtetë është fakti që ylberi është privatizuar nga komunitetit LGBT dhe sot po kanalizohet si simbol i tyre edhe pse në vetvete paraqet një dukuri natyrore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026