“Janë rojtarët e reformës në drejtësi”, Lita: Roli i SHBA në komisionin Xhafaj
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjera ka komentuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në komisionin Xhafaj.
Sipas tij ndërhyrja e amerikanëve do të vijë për të ruajtur investimin e tyre në reformën në drejtësi.
“Unë mendoj se e kanë bërë për të ruajtur investimin e tyre, për të qenë ata pjesëmarrësh dhe brenda mekanizmit dhe për të korrigjuar kur ata shikojnë se aty ka skema apo kleçka që mund të përdoren për ti vënë fre SPAK-ut. Amerikanët janë rojtarët e reformës në drejtësi.
Unë jam i bindur se amerikanët kanë deputetë nga të gjitha anët që i informojnë, ndaj ata janë një hap më parë ndaj asaj që menojnë se mund të bëjnë deputetët. Duk u futur në proces, ata janë brenda procesit. Unë mendoj se opozita e ka derën të hapur, por kjo nuk është e dobishme për të. Nëse ata futen në konsens me mazhorancën, në sytë e publikut do ishin në një marrëveshje të ngjashme siç ndodhi me amnistinë”,-tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West