Shtetasit e Ballkanit Perëndimor pritet të punojnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje
Qeveria Shqiptare ka propozuar ndryshime në ligjin për të huajt, për të lehtësuar qëndrimin dhe punësimin e tyre në Shqipëri. Në relacion kërkohet që shtetasit e Ballkanit Perëndimor të punojnë në Shqipëri pa pasur nevojë për leje pune dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata shqiptarë.
“Ka pasur këto vitet e fundit një fokus të veçantë për sa i përket kualifikim profesional të të rinjve shqiptare. Ende vërejmë se ka kërkesa për profesione të caktuara. Sigurisht për të zhbllokuar këtë situatë janë shkurtuar afate, që unë mendoj se do të japin një impakt pozitiv në ekonominë e vendit”-tha zv. ministrja e Brendshme, znj. Rovena Voda
Ky propozim mbështetet dhe te vendimi i marrë në Samitin e Dytë të Minishengenit Ballkanik që u mbajt në Ohër, mes tre liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.
Por, si do të ndikonte fluksi i shtetasve të huaj në tregun e punës në Shqipëri? Eksperti i Ekonomisë Enriko Ceko, tregon se ky veprim mund të jetë i nxituar.
“Ne kemi goxha papunësi të lartë në territorin e Shqipërisë. Papunësia midis të rinjve është shumë e lartë. Dhe fakti që pjesa më e madhe, gati 80 për qind e të rinjve shqiptarë të anketuara deklarojë hapur se duan të largohen nga Shqipëria nëse do t’u jepet mundësia për të gjetur punë jashtë shtetit, tregon se ky veprim i qeverisë është veprim i nxituar”- tha z. Ceko.
Lehtësime janë propozuar dhe për punësimin e shtetasve të huaj në sektorë të ndryshëm, me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore.
Edhe këta shtetas do të përjashtohet nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë. Zoti Ceko shpjegon se ky vendim është normal, pasi duhen njerëzit e kualifikuar.
“Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë Herzegovina dhe Mali i Zi nuk është se janë një treg shumë i zhvilluar nga i cili ne mund të përfitojmë. Mund të duhen disa inxhinierë, arkitektë, gjeologë, topografë, është më se normale”-shtoi ai.
Ky ndryshim ligjor, sipas qeverisë Shqiptare, do të rrisë numrin e shtetasve të huaj që kërkojnë të punësohen në Shqipëri.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump