Mediu në SPAK, kërkon ripërsëritje të pjesshme të aktekspertimit për Gërdecin

11 Shtator 2024 | 11:10

Ish-ministri i Mbrojtjes Famir Mediu është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK për seancën e radhës ku pritet të dëgjohen ekspertët.

5 ekspertët ekspertët që kanë hartuar analizën ekonomiko-financiare për Gërdecin i janë përgjigjur 35 pyetjeve që i janë drejtuar nga prokuroret e SPAK dhe avokatët e Mediut.

Mediu i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt- ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas Gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026