Çfarë basti ka vendosur Edi Rama? Alibali: Merr 2/3 e mandateve

11 Shtator 2024 | 21:20

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në emisionin Barometri në Euroneës Albania se mazhoranca pritet që të paktën të marrë 90 mandate, referuar edhe një “basti” të vendosur nga vetë kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sipas tij, një tjetër taktikë që kryeministri po përdor është dekurajimi i kundërshtarit që për pasojë ndikon negativisht edhe në votëbesimin e kundërshtarëve të tij.

“Për Partinë Socialiste nuk ka rëndësi pjesëmarrja në zgjedhje, ka rëndësi që edhe militanti i tij i fundit të shkojë të votojë. Kanë dhe një strategji tjetër, dekurajimin e kundërshtarit, në mënyrë që votuesi i kundërshtarit  ose të pakënaqurit e qeverisë të mos shkojnë të votojnë. Nga të dhënat rezulton se 200 mijë votues të PD nuk kanë shkuar në zgjedhje fare në 2021-shin. Dekurajimi vjen në disa forma. Unë mbaj mend fjalën e Ramës në Asamblenë e PS, veç 25 deputetëve që mendohet do i marrë PD, 20 të tjera u jepen grupeve të tjera opozitare, rezulton që mazhoranca e sotme merr 90 mandate, pra më shumë se 2/3. Rama nuk ka vënë bast sa deputetë do marrë opozita, por PS-ja, kjo është e frikshme,” –tha Alibali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026