Popullsia do të tkurret, sa banorë mund të humbasë Shqipëria deri në vitin 2054

12 Shtator 2024 | 14:38

Zhvillimet demografike të viteve të fundit tregojnë se vendi ynë mund të humbasë 14% të popullsisë deri në vitin 2054. Parashikimi është bërë  në raportin e fundit të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

E ardhmja e Shqipërisë është e zymtë, në parashikimet për ecurinë e popullsisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara, në projeksionet e saj pret që vend ynë të humbasë 14% të banorëve në 30 vitet në vazhdim. Kjo normë na rendit mes 5 vendeve me rënië më të madhe, bashkë me Bosnjë, Lituaninë, Porto Rikon dhe Moldavinë.

OKB mban në konsideratë emigrimin dhe lindjet, ku referon se gra në moshë riprodhuese po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, duke e cuar norëmën e zëvendësimit në nivele që pamundësojnë shtimin demografik.

Nga ana tjetër, në shtete si Brazili, Irani e Turqia popullsia do të rritet rreth 5% deri në vitin 2054 dhe gjasat janë që tendenca e shtimit të banorëve të prekë 126 shtete.

Por, Shqipëria mund ta ruajë popullsinë e vet brenda vendit e cila sot është 2.4 mln banorë, nëse arrin të krijojë mundësi punësimi me paga konkurruese dhe politika të qendrueshme në arsim e shëndetësi dhe siguri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara është full”, Kryebashkiaku Tavo: Ka patur anulime për shkak të protestës

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026