Sa pritet të rriten pensionet duke filluar nga muaji tetor
Nga muaji tetor qeveria ka premtuar se do të indeksojë pensionet, një detyrim ky ligjor që zbatohet çdo vit.
Rritja do të jetë 4.1%, e llogaritur kjo tek vlera e mallrave të shportës për pensionistët gjatë 12 muajve të fundit.
Me këtë indeksim, një pension urban 18 300 lekë do të bëhet 19 050 lekë, ndërsa ai rural do të bëhet 11 500 lekë nga 11 050. Ndëkrohë, ata që marrin 20 000 mijë lekë në muaj, nga tetori do të përfitojnë 800 lekë më shumë dhe ata që përfitojnë 30 mijë lekë do të marrin 31 200 lekë në muaj në vazhdim.
Viti 2023, u mbyll me 705 mijë pensionistë. Por të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur në 720 mijë.
Me vendimin që pritet të miratohet në qeveri, pensioni social do të bëhet 9710 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më të ulëta se 17 900 lekë.
Në të njëjtën masë do të nisin dhe pensionet e parakohshme. Ndërkohë, përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata pensionistë që dalin në pensin gjatë muajit tetor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik