Agjentët e BKH nën hetim, Rumano: SPAK po ndërhyn në garën për Drejtor të Policisë
Avokati Gentian Rumano tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se masat e marra pas dekonspirimit të operacionit për vëllezërit Çopja tregojnë se institucionet po ndërhyjnë në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Përgjithshme.
Sipas tij institucioni që po tenton të ndërhyjë është SPAK i cili ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore ndaj personave që tashmë janë në garë.
Gazetarja Glidona Daci e kundërshtoi duke thënë se informacioni për dekonspirimin e operacionit për vëllezërit Çopja nuk ka dalë nga SPAK, por nga persona në polici që përplasen me njëri-tjetrin.
Avokati Gentian Rumano: Ajo që mua më bën habi është situata që disa oficerë të lartë të policisë së shtetit kandidojnë, apo është hapur informacioni se kanë kandiduar për drejtues të drejtorisë së përgjithshme të Policë së shtetit dhe menjëherë ka veprime ndaj tyre. Mua më duket sikur institucionet po ndërhyjnë në këtë garë. Nga ato që dëgjojmë në media i bie që është SPAK. Nuk e bën në formë direkte.
Gazetarja Glidona Daci: Informacioni i sotëm nuk ka dalë nga SPAK. Unë kam rezervat e mia se kanë dalë nga këta në Polici që përplasen me njëri-tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk