Vetingu i pedagogëve, kontrolli antiplagjiaturë kalon nga ministria tek universitetet
Kontrolli antiplagjiaturë në universitete i ka kaluar si përgjegjësi institucioneve të arsimit të lartë. Pas protestave të dhjetorit te 2018 dhe kërkesës së studentëve për veting për pedagogët, në Paktin për Universitetin u premtua verifikimi i doktoraturave dhe i titujve shkencorë.
Në këtë linjë, qeveria nxori një VKM, ku thuhej se do ishte Ministria e Arsimit ajo që do kryente kontrollin digjital antiplagjiaturë.
Mirëpo, teksa ka kaluar më shumë se një vit ky kontroll ende nuk është realizuar.
“Konstatohet se Ministria e Arsimit nuk bëri asnjë hap në drejtim të zbatimit të saj, pasi kishte përgjegjësi të kryente vetë kontrollin antiplagjiaturë. Nuk e bëri, nuk bleu softin, nuk arriti të koordinohet me universitetet dhe nuk ndërtoi arkivin digjital të disertacioneve në Republikën e Shqipërisë”, thotw Rigels Xhemollari, pwrfaqwsues i lwvizjes Qëndresa qytetare.
Së fundmi, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, ku theksohet se përgjegjësia do t’i kalojë universiteteve.
Sipas ‘Qendresës qytetare’, nga ky vendim, kontrolli antiplagjiaturë do kthehet në armë selektive për të goditur rivalët në universitete.
“Kjo VKM do ua kalojë këshillave të etikës në universitete kontrollin antiplagjiaturë dhe verifikimin e titujve. Është njëlloj si t’u kalonte gjyqtarëve, vetingu i vetvetes. Këtu këshillat e etikës kontrollohen nga rektori, senati dhe dekani, pikërisht drejtuesit në detyrë, të cilët favorizohen nga ky kontroll”, – shton ai.
Kontrolli i titujve dhe doktoraturave do te realizohet përmes programit “Akademia”. Sipas Ministrisë së Arsimit, ky softuer do të mundësojë gjetjen e punimeve me plagjiaturë. Euronews Albania kontaktoi Ministrinë e Arsimit për një reagim në lidhje me këtë vendim të fundit të qeverisë, por nuk mori asnjë përgjigje.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda