Nis Festivali i Kërcimit, koreografi francez: Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time

20 Shtator 2024 | 16:55

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit vjen për të tretin vit radhazi në Tiranë, duke tërhequr artistë, nga e gjithë bota.

Ky festival do të hapet me dy performanca premierë të “Liqenit të Mjellmave”, nga koerografi me famë botërore Angelin Preljocaj më 20 dhe 21 shtator në Teatrin e Operës dhe Baletit.

“Populli shqiptar e meriton artin kontemporan”, tha koreografi francez, i cili u shpreh i emocionuar për këtë festival.

“Jam shumë i emocionuar që po bëhet ky festival i tretë kontemporan. I pari ishte si një lloj prove, i dyti u zhvillua jashtëzakonisht shumë mirë, po ky i treti është jashtëzakonisht si emblema e festivalit. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e artit shqiptar. Ku erdha këtu thashe se populli shqiptar e meriton të zbulojë artin kontemporan. Në këtë festival të tretë i kam dhënë shtysë shumë artistëve shqiptar të fushave të ndryshme që të bëhen pjesë e këtij festivali,” –u shpreh koreografi më tej.

Preljocaj, foli në lidhje me shfaqjen e “Liqenit të Mjellma” ku rrëfehet historia e mjellmës që përballet me problemet e epokës tonë.

“Çdo gjë është më kontemporane dhe më e zhvilluar. Koreografia është komplet ndryshe. Janë tre fjalë që e përshkruajnë, tekst kontekst dhe pretekst. Të tre elementet bashkohen në një. Kjo është mënyra e të punuarit tim,” –tregoi Preljocaj.

Koreografi franko-shqiptar dhe drejtori artistik i festivalit, është i angazhuar për të promovuar artin e kërcimit në të gjithë Shqipërinë

“E ndjej veten si në shtëpinë time.  Është një ndjenjë që dua të ja jap këtij vendi siç ma kanë dhënë prindërit e mi. Është kjo qqë më bën të angazhohem shumë thellë për këtë festival,” –tha ai.

Përgjatë 3 javëve, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit, specifikisht atij bashkëkohor.

Ky Festival që do të zgjasë deri më 12 tetor do të përmbajë gjithashtu seminare, masterklasa dhe takime interaktive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026