Festivali mbarëkombëtar i Komedisë, edicioni i 11 mbyllet me “Karnavalet e Korçës”
“Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait është vlerësuar nga juria si shfaqja më e mirë e edicionit të 11.
Edhe për regjisorin e kësaj komedie, kjo shfaqje ka qenë shfaqja me e vështirë e punës së tij ndër vite, edhe për atë sepse është dashur të ndryshojë jo pak në konceptimin regjisorial.
“Është vepër që komunikon me publikun. Njerëzit ndihen të përfshirë”,-tha Erion Isai.
Arben Dervishi, aktori i njohur i humorit shqiptar rikthehet pas 17 vitesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Pas shfaqjes, nuk i ka përmbajtur dot as lotët.
“Më mungon kjo skenë, më mungojnë spektatorët shumë. Është dhimbje e madhe të largohesh”,-tha aktori Arben Dervishi.
Edhe për aktoren Zamira Kita, ribashkimi pas një kohe të gjatë me Dervishin ka qënë veçantia e Karnavaleve e Korçës.
“Kemi pasur shumë emocione të dy sepse ne kemi një kimi të jashtëzakonshme bashkë”,-tha drejtorja e teatrit të Korçës, Zamira Kita.
Krahas shfaqjes me të mirë, juria e këtij festivali ka nderuar regjinë me të mirë të Fatos Berishës, aktorja më e mirë Zamira Kita.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë