Mbyllen hetimet për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi thirren në SPAK
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”. Të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave.
Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë. Së bashku me mbylljen e hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe aktet përfundimtare në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tyre nga struktura e posaçme.
Në 11 shtator, SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.
Një ditë më vonë, në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja si dhe financieres Andia Pustina.
Afati i fundit i SPAK për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani ishte data 2 tetor. Hetimet për këtë çështje nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër
- 17:00 I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 16:53 Gennaro Gattuso është trajneri i ri Lacios
- 16:43 Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje
- 16:40 Spanja ashpërson rregullat për skuterët elektrikë
- 16:37 Turqi, 233 të arrestuar në operacionet kundër organizatave terroriste
- 16:30 40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë