Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO merr vendimin për Klodian Rrjepajn
Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish- zëvëndës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj.
Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “Arresti me burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.
Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.
Organi akuzues kërkoi “Arrest në shtëpi” për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.
Disa muaj me vonë, Prokuroria e Posaçme caktoi “Detyrim paraqitje” edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen “SASPAC”.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit