Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve e firmosin avokatët

25 Shtator 2024 | 10:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi u  njohën zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministrit iu komunikua akuza nga Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve.

Berisha, nuk u paraqitet personalisht në zyrat e SPAK, por u përfaqësua me avokatët e tij të cilët do të firmosin mbylljen e hetimeve.

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe u paraqit sërish në SPAK në orën 12:00 për të firmosur edhe për ish-kryeministrin dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09:00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begejas, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai thirrën në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaccme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begejas.

Që nga dhjetori i vitit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në “arrest shtëpiak”, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet...
17:00 | 23/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e saj, ajo shpreh...
16:07 | 23/06/2026